TRESOR STEEL · Ferizaj, Kosovo

Forca qe ndërton.

Inxhinieri e saktë, përpunim i përsosur dhe siguri e plotë për hapesira industriale, struktura metalike dhe objekte me përmasa të mëdha.

Shërbimet Tona

Crane truck

Konstruksione Metalike

Realizojmë konstruksione metalike të çfarëdo shkalle e kompleksiteti. Nga përpunimi i detajuar i profileve deri te fabrikimi i strukturave kryesore mbajtëse, garantojmë saktësi milimetrike dhe forcë absolute.

Crane truck

Punime me Llamarinë & Olluqe

Punime me llamarinë dhe olluqe për përfundim të pastër, mbrojtje të objektit dhe kullim të sigurt të ujërave atmosferike.

Crane truck

Prerje me CNC Laser

Prerje precize e pllakave të hekurit deri në 30 mm trashësi dhe profileve deri në 6 m gjatësi, sipas dimensioneve dhe kërkesave të projektit.

Crane truck

Projektim & Inxhinieri

Ideja juaj e kthyer në vizatime teknike. Modelim dhe konceptim profesional i strukturave metalike për të garantuar saktësi maksimale që në fazën e parë.

Crane truck

Montim Paneli

Montim i paneleve sandwich për objekte industriale dhe komerciale. Punojmë në çfarëdo lloj terreni dhe për çfarëdo dimensioni apo lartësie të objektit.

Crane truck

Shërbime me Kran

Logjistikë dhe ngritje e sigurt. Pajisje moderne dhe staf i trajnuar për transportin, ngritjen dhe pozicionimin e precizuar të strukturave të rënda në terren.

Rreth nesh

Përsosmëria në përpunimin e metalit dhe saktësia inxhinierike janë bazamenti mbi të cilin është ngritur TRESOR STEEL. Ne jemi një kompani e përkushtuar ndaj ofrimit të zgjidhjeve me standardet më të larta në fushën e konstruksioneve metalike, përpunimit preciz dhe inxhinierisë industriale. Forca jonë kryesore mbështetet mbi një ekip profesional me përvojë shumëvjeçare, i cili punon me përkushtim maksimal për të jetësuar edhe projektet më të ndërlikuara. Për të garantuar cilësi pa kompromis, fabrika jonë është e pajisur me makineri të gjeneratës së fundit, të reja dhe jashtëzakonisht precize, duke mundësuar punime me saktësi milimetrike deri te fabrikimi i kornizave më të mëdha metalike.

Me ne, vizioni juaj arkitektonik dhe inxhinierik kthehet në një realitet të fortë si çeliku.

Fabrika e TRESOR STEEL

Kontakti

Na kontaktoni përmes email